Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë [dje] në vendin tonë kanë ndodhur gjashtë raste të ndara të dhunës në familje.
Sipas raportit policor, për dhunë në familje janë arrestuar katër persona.
Fillimisht në Lipjan, policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
E në Podujevë, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.
“Me 08.07.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë psiqike nga e dyshuara femër kosovare, ndërsa dhune fizike nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , palët janë intervistuar , ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.
Në Klinë është arrestuar i dyshuari për dhunë psikike të ushtruar ndaj viktimës femër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Në rastin tjetër të raportuar thuhet se në Klinë “Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.
“Me 08.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, në Rahovec, njofton Policia e Kosovës.