Turqia nis në hapësirë satelitin e parë të prodhuar vetë

Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë.

Një raketë e kompanisë SapceX e barti atë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Floridë të ShBA-së.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nisja e këtij sateliti në hapësirë shënon një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve.

“Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare”, tha Erdogan.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu, tha se sinjali i parë nga Turksat 6A është marrë 67 minuta pas nisjes së tij, ashtu siç ka qenë e planifikuar.

“Ne i kemi sjellë komunikimet tona, transmetimet tona televizive në një nivel më të sigurt dhe më të mirë”, tha ai, duke shtuar se Turksat 6A tani do t’i mundësojë Turqisë të arrijë edhe në Indi, Indonezi, Malajzi dhe Tajlandë.

Uraloglu tha se Turksat 6A është rezultat i një përpjekjeje 10-vjeçare për të prodhuar satelit vendor. Me këtë hap, Turqia është bërë një nga 11 vendet që e kanë arritur këtë, tha Uraloglu./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika