Biden dënon “brutalitetin rus” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka dënuar sulmet raketore ruse që vranë të paktën 38 njerëz në Ukrainë, duke i quajtur një "përkujtim i tmerrshëm i brutalitetit të Rusisë" dhe ka premtuar përforcime të mbrojtjes ajrore për Kievin

Shpëtimtarët dhe vullnetarët po punojnë në Spitalin e Fëmijëve Ohmatdyt, i cili u dëmtua gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev, Ukrainë, më 8 korrik 2024. Foto: AFP

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka dënuar një valë sulmesh raketore ruse që vranë të paktën 38 njerëz në Ukrainë, duke i cilësuar si një “përkujtim i tmerrshëm i brutalitetit të Rusisë”.

Ndërkohë, ai është zotuar të forcojë mbrojtjen ajrore të Kievit.

Të paktën 190 persona u plagosën në të gjithë vendin, përfshirë disa në një spital për fëmijë në kryeqytetin Kiev të hënën.

Rusia e ka mohuar se ka qëlluar në spitalin e Kievit, por OKB-ja tha se ka shumë të ngjarë që Moska qëndronte pas shpërthimit – një përfundim i ndarë nga analistë që folën për BBC.

Kjo ngjarje ndodhi ndërsa Biden përgatitet të presë një samit të NATO-s në Uashington të martën.

Presidenti i ShBA-së ka thënë se në takim do të njoftohen përforcime të mëtejshme për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Udhëheqësit nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vendet e tyre partnere dhe BE-ja po mblidhen për të shënuar 75-vjetorin e bllokut.

Pritet që të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që të rrisin furnizimet e mbrojtjes ajrore për muaj të tërë, mes sulmeve të shtuara ruse.

Zyrtarët e OKB-së thanë se maji ishte muaji më vdekjeprurës për viktimat civile në pothuajse një vit. Samiti do të fokusohet në mbrojtjen dhe parandalimin në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka kërkuar që të pranohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas përfundimit të luftës së saj me Rusinë.

Sekretari i përgjithshëm në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është “e pashmangshme” që Ukraina të bëhet përfundimisht anëtare, por jo deri pas luftës. Rusia e kundërshton ashpër hyrjen e Ukrainës në bllok, nga frika se do t’i afronte forcat e aleancës shumë afër territorit të saj.

“Ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve të tyre nga sulmet ruse”, ka deklaruar Biden.

“Do të takohem me presidentin Zelensky për të bërë të qartë se mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të takohet gjithashtu të martën me kërkesë të Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, iu bashkua zyrtarëve perëndimorë në dënimin e sulmit raketor të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shpalli 9 korrikun si ditë zie pas sulmeve vdekjeprurëse në kryeqytet.

Zyrtarët e OKB-së thanë se maji ishte muaji më vdekjeprurës për viktimat civile në pothuajse një vit.

Ukraina në zi, 41 të vrarë e mbi 100 të plagosur një ditë pas sulmeve ajrore ruse

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika