Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, katër muaj më vonë ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Kosovës më 15 qershor 2008. Të mërkurën e 15 qershorit shënohet 14-vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.
Kushtetuta është akt që përcakton Kosovën si një shtet demokratik, sovran dhe të lirë. Në tekstin e Kushtetutës thuhet se Kosova është një shoqëri shumëetnike, e përbërë nga komunitete tjera përveq shqiptarëve.
Kushtetuta e Kosovës ka hyrë në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Institucionet e Kosovës arritën për një periudhë të shkurtër kohore të miratojnë 40 ligje që rezoltojnë si propozim nga Pakoja e Ahtisarit.
Gjatë periudhës kur Kushtetuta e Kosovës ka hyrë në fuqi, përfaqësuesit e serbëve nuk janë pajtuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa, Kosova deri më tani është njohur nga më shumë se 115 vende të botës.