O’Brien pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që e mbështesim shtetin demokratik të Kosovës

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, pas takimit që ka pasur dy ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

O’Brien ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe ShBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Washington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar O’Brien në rrjetin social “X”.

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika