Sipas Forcës Ajrore të Ukrainës, gjatë ditës së mërkurë, Rusia sulmoi infrastrukturën e portit Odesa në Ukrainë.
Komandanti Mykola Oleschuk tha se sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore rrëzuan tri nga pesë raketat e lëshuara nga Rusia, si dhe 14 nga 20 dronët e lëshuar prej saj.
Ai shtoi se shënjestra të tyre ishin disa rajone: Odesa, Mikollajivi, Hersoni, Vinicja e të tjera.
“Infrastruktura e portit të Odesës është sulmuar me raketa. Si rezultat i kundërmasave aktive, tri raketa të armikut Kh-59/Kh-69 dhe tre dronë UAV nuk i kanë arritur objektivat e tyre”, tha Oleschuk në mesazhin në Telegram.
Odesa, një port i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës, ka qenë vazhdimisht cak i sulmeve të ushtrisë ruse, ku pavarësisht provave, Moska mohon se godet infrastrukturën civile të Ukrainës.