Liqeni i Ujmanit atraksion turistik, Komuna e Zubin Potokut thotë se ka plane për të

Liqeni i Ujmanit është futur në listën e destinacioneve për shumë kosovarë, që më herët, kanë hezituar ta vizitojnë shkaku i shqetësimeve për sigurinë. Numër më i madh i tyre e kanë vizituar në fundjavë, por vizitorë nuk mungojnë as ditëve të tjera derisa vendi po përballet me temperatura jashtëzakonisht të larta. Komuna e Zubin Potokut, thotë se ka plane për të shfrytëzuar potencialin turistik të tij

Liqeni i Ujmanit

Prapavija e fotografive të kësaj familjeje është një pamje e jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për Liqenin e Ujmanit, që në ditët më të nxehta të vitit, ka parë një rritje të numrit të vizitorëve.

Ujkan Kameri është një prej tyre, që bashkë me familjen e tij nga fshati Çabër i komunës së Zubin Potokut, kishin zgjedhur pikërisht brigjet e këtij liqeni për të kaluar këtë ditë.

Krahasura me vitet e kaluara, siguria, që ishtë një prej shqetësimeve kryesore, ka shkuar duke u rritur.

“Kom vendos me ardhë më familje , familja ka qenë më rrall a unë kom ardhë edhe më heret, vij edhe lahem edhe vizit, I takoj kësaj komune edhe vi. Gjendja është e mirë po s’paska popullat kemi mendu që ka pak ma shumë, nuk është një vend krejt I sigurt por është ma I sigurt se para dy ose tri vite”, ka deklaruar Ujkan Kameri- Banor i fshatit Çabër.

Ramë Peci nga Mitrovica e Jugut, përmend se megjithëse i dinin bukuritë e Liqenit,  për shkaqe të ndryshme, kryesisht shqetësimeve për sigurinë, nuk kishin vizituar liqenin.

“Kom ardhë edhe më herët por sot kom ardhë me këta djemt e ri pasi ata nuk janë ardhë asnjëherë, kjo ka qenë gjithmon mrekulli por ne s’kemi mundur deri tash me ardhë. Tash do  të vim edhe më familje do të përdorim edhe për mu la”.

Tash kur gjendja politike ka ndryshuar, Kryetari i Komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri, bënë thirrje që banorët e Kosovës të vizitojnë këtë liqe, madje thotë se do të kenë edhe investime.

“Ne kemi plan ide ti funksionalizojm ato që I meriton komuna e Zubin potokut, pasi është një zon turistike, ju keni pa qfarë ofron Liqeni I Ujmanit, është një pjesë e qytetarëve që kanë fillu me frekuentu dhe I bëjë thirrje që të shkojnë e ta vizitojn. Kemi probleme më funksionalizimin e stafit teknik të  Komunës për ti jetësu projektet e komunës, natyrisht projekti është investimet në turizëm”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri shton se do të punojnë edhe për lirimin e hapsirave publike përreth liqenit.

Liqeni i Ujmanit, me një sipërfaqe prej gati 12  kilometrash katrorë, pjesën më të madhe të tij ose saktësisht 9.2 kilometra katrorë i ka në territorin e Kosovës  e pjesën tjetër në territorin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika