29-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, Krasniqi: Kriminelët serbë enden të lirë, pa marrë dënimin e merituar

Kuvendi miratoi deklaratën për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës, Krasniqi shkruan se kriminelët serbë enden të lirë, pa marrë dënimin e merituar

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.

Kuvendi i Kosovës, në 29-vjetorin e Masakrës së Sbrenicës, ka miratuar deklaratën në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, pas miratimit të kësaj Deklarate ka shkruar se u miratua për të dhënë mesazhin se nuk do të harrohet kurrë.

“Sot, në Kuvendin e Kosovës, miratuam Deklaratën për Mbështetjen e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, për të dërguar mesazhin e qartë: Ne nuk do të harrojmë asnjëherë,” shkruan Krasniqi.

Teksa shton se “29 vite më parë, në Srebrenicë, regjimi kriminal serb kishte kryer aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim 8372 civilë të paarmatosur.”

Ai thotë se edhe sot kriminelët serbë vazhdojnë ende të lirë pa marrë dënimin e merituar.

“Kriminelët serbë, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer askënd. Fatkeqësisht, edhe sot, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhembje në tërë Ballkanin, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar,” ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika