I akuzuari Arbër Sejdiu ka vendosur të mbrohet në heshtje në seancën gjyqësore që po zhvillohet gjatë ditës së sotme. Ai ka vendosur të heshtë me arsyetimin se ka folur një herë në shqyrtimin gjyqësor.
Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.
Ndryshe, në këtë seancë gjyqësore është marrë në pyetje i akuzuari Dardan Krivaqa dhe, për dallim nga herat e tjera, ka vendosur të mos mbrohet në heshtje, por të flasë.
Krivaqa duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Skender Musa, ka thënë se me Marigonen ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale sepse kishte qene duke qëndruar në Francë.
Ai ka thënë se së bashku me 18-vjeçaren kanë qenë që nga shkurti 2021.
Ai tutje ka thënë se është përdorues i drogës që nga mosha e fëmijërisë dhe se tash e 20 vjet është përdorues i drogës.
Krivaqa në pyetjet e avokatit mbrojtës, Skender Musa ka thënë se të ndjerës ia ka dhënë dy tre shuplaka, por me shkopin që përmendet në aktakuzë asnjëherë.
Ai ka thënë se kanë qenë nën ndikimin e narkotikëve meqë ato dite kanë përdorur lloje të ndryshme të substancave narkotik.
Ai ka shtuar se në ditën kritike kur e ka dërguar në spital është rrëzuar së bashku me të ndjerën, dhe se ka qenë në panik e ne stres.
Ai ka pohuar se marrëdhëniet mes tyre gjatë asaj kohe kanë qenë të mira.
Tensionohet situata në seancë, babai i Marigonës – avokatit të Krivaçës: Hajn, matrapaz