I mbijetuari i luftës së Bosnje e Hercegovinës, Sami Vokrri, ka rrëfyer për përjetimet e tij në 29-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë.
Masakra që ndodhi atje më 11 korrik të vitit 1995, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Vokrri tregon se ishte student atje kur filloi gjenocidi, teksa rrëfen se kishte parë masakra të tmerrshme.
“19 vjeç sa i kisha mbush dhe filloi ky gjenocid, në sheshin kryesor që quhej i ‘Titos’ u bë një masakër në 1992, unë u tmerrova, njerëz pa kokë, pa këmbë, me zhvillimin e ngjarjeve, Sarajeva filloi të vuajë shumë, nuk kishte ushqim nuk, kishte asgjë, shpëtimi kërkonte të futeshe në armatë të ushqeheshe me diçka,” rrëfej Vokrri në “Rreth e Rrotull”.
Ai shton se në banesën ku jetonte ai, ishin gjithsej 12 shqiptarë, të cilët iu bashkuan armatës boshnjake, që të paktën të merrnin një shujtë ushqim në ditë.
Teksa tregon që vëllai i tij kishte shkuar për vizitë dhe kishte mbetur atje, ku të dy ishin të plagosur rëndë.
“Në banesë ku isha unë, ishim 12 shqiptarë, ne iu bashkuam armatës boshnjake që të kishim një ushqim ditor, lufta që u bë në Bosnje e Hercegovinë, ishte luftë e paparaparë e fëlliqur nuk gjej fjalë më adekuate, mirëpo ndoshta martesat mes njëri-tjetrin, lufta mes djalit babait nuk dihej kush kundër kujt ish nga 6 prill 1992 deri në përfundim të luftës, kishte shumë masakra.”
E atë kohë, Vokrri e cilëson të tmerrshme, që me këtë lutje thotë se iu drejtua zotit.
“Pse s’na e merr shpirtin, por na le kaq shumë me vujtë.”
“Ka qenë një kohë e tmerrshme sa iu kam lutur zotit pse s’na merr shpirtin, por na le kaq shumë me vujt, sepse ishte vuajtje ishte tmerr çdo gjë edhe pse ishe i armatosur kur ktheheshe në shtëpi, shihje njerëz më pak në ndërtesën ku jetoje, e ushtarë…” rrëfen Vokrri.
E të rrënqethur i prisnin familjarët që nuk e dinin se a do të ktheheshin të gjallë në vendin e tyre.
“Familja nuk e dinte a jemi gjallë a vdek, babai rahmetlia thonte më kanë thënë një djalë e ke të vdekur andej e këndej, të plagosur po, por sot jemi ende gjallë me shëndet të mirë.”
INTERVISTA E PLOTË: