Gueterrez pas miratimit të ligjit për KPM-në: Ditë e zezë për lirinë e medias

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez e ka konsideruar “ditë të zezë për Kosovën” miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Lëvizja Vetëvendosje [VV] të enjten në Kuvend

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, e ka konsideruar “ditë të zezë për lirinë e medias dhe demokracisë në Kosovë”, pas miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave të enjten në Kuvend.

Gueterrez, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se pavarësisht Këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për mosmiratimin e tij, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për KPM-në.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për ta mos miratuar. Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez në “X”.

Ndryshe, më 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Dy nga deputetët e pozitës, Dimal Basha dhe Eman Rrahmani, ishin ata që abstenuan gjatë votimit.

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e  organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias.

Kuvendi s’i merr parasysh rekomandimet e BE-së, e miraton projektligjin për KPM-në

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika