Rama e mirëkupton Serbinë që nuk e sanksionoi Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Politico, ka thënë se mirëkupton Serbinë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë dhe se presioni i madh i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Rusisë, sipas Ramës, mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mirëkuptim për Serbinë, shtet i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Në një intervistë të dhënë për “Politico”, kryeministri Rama, ka thënë se pozicioni i Serbisë dallon nga pozicionet e vendeve të tjera, për shkak të historisë dhe lidhjeve të veçanta me Rusinë.

Sipas Ramës, Serbia me kohë duhet t’i vendosë sanksione Rusisë, por vuri në pah faktin që Beogradi varet nga Moska edhe për shkak të furnizimit me energjinë.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë. T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”, ka thënë Rama për “Politico”.

Tutje, ai ka potencuar se presioni i tepërt nga perëndimi për Serbinë, mund të jetë i dëmshëm edhe për vendet e tjera të rajonit.

“Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri Rama.

Po ashtu, kryeministri i Shqipërisë, foli edhe për mundësinë e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Ai tha se nuk pret që një samit i BE-së që pritet të mbahet javën e ardhshme t’i hapë rrugën vendit të tij për të filluar bisedimet e anëtarësimit, për këtë Rama fajësoi Bullgarinë.

Edhe pse bllokada që ka vendosur Bullgaria vlen vetëm për Maqedoninë e Veriut, kjo po e bllokon edhe Shqipërinë, për shkak se BE-ja ka vendosur që fillimi i bisedimeve për anëtarësim të bëhet së bashku nga të dyja shtetet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për anëtarësim”, thotë ai.

“Çfarë sinjalesh mund të japin? Kjo nuk ka të bëjë me ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por, kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria”, ka vijuar ai.

Rama ka theksuar se nuk pret që udhëheqësit bullgarë të ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi sipas tij, mosmarrëveshja e tyre ishte e komplikuar, dhe se tash është shumë e vështirë të tërhiqen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika