Pagesa e dëmshpërblimit ndaj “Contour Global”, opozita akuzon Qeverinë

Ndarja e mbi 21 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës për dëmshpërblimin ndaj kompanisë amerikane “Contour Global”, ka ngjallur reagime të opozitës. AAK-ja i ka quajtur kriminelë kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij. Kurse nga PDK thanë që kjo u bë qëllimshëm duke i bërë dëm buxhetit të vendit. Ndërsa njohësit e fushës kërkojnë kujdes me këto marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka ndarë mbi 21 milionë euro për t’ia paguar kompanisë amerikane “Contour Global” si dëmshpërblim, pasi humbi arbitrazhin në tetor të vitit 2023.

Për këtë humbje, fajin ia kryeministri aktual Albin Kurti ia hodhi ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

E ky i fundit për këtë çështje thirri konferencë për media të enjten, duke thënë se faji për dështimin e termocentralit “Kosova e Re”, i takon qeverisë Kurti.

“Kurti dhe e gjithë kllika e tij që kanë ndëshkuar kompaninë amerikane “Contour Global”, janë kriminelë, pse kthehen këta në vendin e krimit dhe sa ishin të shpejtë me i pagua ato 21 milionë euro të rimbursimit, po se është projekt i tyre, Kurti e gjuan gurin e vjedh popullin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Për temën e njëjtë folën në një konferencë edhe nga partia më e madhe opozitare, PDK.

Ata konsiderojnë se tërheqja nga projekti ka qenë veprim i qëllimshëm i qeverisë Kurti.

“Paaftësia e kësaj qeverie po i faturohet qytetarëve, dhe konsiderojmë që ka qenë i qëllimshëm, edhe humbja e këtyre parave nga ta”, ka thënë Blerand Stavileci.

Televizioni Dukagjini gjatë tërë ditës provoi të marrë edhe një qëndrim nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë dhe deputetë të partisë në pushtet lidhur me këtë çështje, por ata nuk kishin vullnet për tu deklaruar.

Por, ish-sekretari i kësaj ministrie Ardian Bajraktari, thotë se Kosova duhet të marrë mësime nga këto humbje.

“Kjo besoj që duhet të jetë mësim për institucionet tona që në të dyja anët,  edhe kur hyn në raporte kontraktuale me organizata kredibile ndërkombëtare , dhe të analizohen mirë nënshkrimi dhe shkëputja e këtyre kontratave, sepse të njëjtat nuk bëjnë lëshime dhe vazhdimisht dëmtohet buxheti i vendit”, ka thënë Bajraktari.

Që nga mërkura e javës së kaluar, Dukagjini ka kërkuar të dijë nga Ministria e Drejtësisë se sa është shuma që Kosova rrezikon ta humbë në të gjitha rastet e saj në arbitrazh, por ende nuk ka kthyer përgjigjeje.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika