Kosova me 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë

1,589,659 banorë është numri i popullsisë në Kosovë, sipas procesit të regjistrimit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Nga ta janë 795,046 meshkuj dhe 791,614 janë femra. Këto shifra përfshijnë vetëm banorët vendorë dhe jo diasporën. Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditura të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Sipas të dhënave të publikuara në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Sipas rezultateve preliminare, deri tani ka rreth 600 mijë nga diaspora.

“Nuk presim të kemi ndryshim të madh me rezultatet përfundimtare”, ka theksuar kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

Sipas rezultateve të ASK-së, ka një rritje të moshës për 4.85 vjet, ku në regjistrimin paraprak gjatë vitit 2011 mosha mesatare ishte 29 vjet.

Kastrati ka thënë se numri i banorëve në bazë të etnisë, popullsive, besimit do publikohen ditëve në vijim.

“Nuk kemi shifër sepse kemi protokoll, do publikohen në vijim. (Dhjetor, në rezultatet finale)”, ka thënë ajo.

Për bojkotimin nga serbët, ai ka thënë se e kemi pasur të njëjtin dallim me vitin 2011, dhe se një pjesë e serbëve nuk kanë marrë pjesë në votim.

“Ne do ta bëjmë një vlerësim, kur dalin të dhënat finale përfshirë edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në regjistrim”, ka shtuar Kastrati.

Por, ai nuk e ka treguar numrin e personave që do gjobiten që nuk kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit.

Sipas tij, te kosovarët numri i të paregjistruarve  kalon në qindra.

Ndërkaq, Kastrati ka dhënë indikacione që ka gjasë që Lista Serbe të gjobitet për këtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para prezantimit të rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, e ka vlerësuar këtë proces si një ndër projektet më të rëndësishme për Qeverinë.

Ai i ka falënderuar institucionet vendore, qytetarët dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës për kontributin e tyre të çmuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 12 korrik 2024.

“Ky regjistrim nuk është veç një regjistrim statistikor, është pasqyrim për të kuptuar nevojat e popullatës tonë… Statistikat janë si GPS i të ardhmes tonë. Jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën në zhvillimin tonë, duke u bazuar në dëshmi të qarta dhe transparente”, ka theksuar Kurti në konferencën për publikimin e rezultateve.

Kryeministri po ashtu e vlerësoi koordinimin mes Qeverisë dhe ASK-së, duke e cilësuar këtë regjistrim si shembull të bashkëpunimit dhe harmonisë në vend.

“Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një ndër projektet më me prioritet të qeverisë. Ky regjistrim nuk është veç një regjistrim statistikor, është pasqyrim për të kuptuar nevojat e popullatës tonë…në një mënyrë statistikat janë si GPS i të ardhmes tonë. Jemi të sigurt se nuk do ta humbim rrugën, pa to do përfundojmë në rrotullime zig-zage. Statistikat janë e mirë publike dhe duhet përdorur për marrjen e vendimeve bazuar në dëshmi. në demokraci marrja e vendimeve duke u bazuar në statistika është me rëndësi për të punuar në transparencë”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu ka theksuar se vizitoi personalisht ASK-në për të monitoruar përgatitjet dhe për të ofruar mbështetjen e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika