Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në një kantierë ndërtimi, një objekt 14-katësh në ndërtim e sipër në çatinë e qendrës tregtare Malley Lumières në Lozanë të Zvicrës.
Një pjesë e skelës ra në rrugë.
Sipas policisë lokale, dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën katër persona janë lënduar rëndë.
“E gjithë fasada e ndërtesës 19-katëshe është shembur,” konfirmoi për Blick Romandie Jean-Christophe Sauterel, zëdhënës i policisë kantonale të Vaud.
Të tjerë kanë shpëtuar me plagë të lehta.
Punonjësit e ekipeve të shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur nën rrënoja.