Drejtuesit e Interit dhe Chelsea kanë shprehur gatishmëri për t’u takuar dhe për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut në “Stadio Giuseppe Meazza”.
Lukaku ka shprehur dëshirën të luajë sërish për Nerazzurrët, ndërsa “Blutë” janë të hapur për ta kthyer lojtarin në Itali si huazim. Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro për huazimin e Lukakut, deri në qershor 2023.
Chelsea mund të ulë kërkesat ekonomike të Interit, vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje.
Pjesëtarët e Serie A duhet të finalizojnë marrëveshjen deri më 30 qershor, për të përdorur dekretin e rritjes dhe për të marrë një ulje prej 50 për qind për pagën bruto të lojtarit.