Lajmin për mosmbajtjen e festivalit “Suny Hill” në Prishtinë e ka komentuar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo ka thënë se kjo për Kosovën është një gabim strategjik, pasi ky festival sjell njerëz në Kosovë dhe promovon rininë e saj.
Në një shkrim në rrjetin social “Twitter” ajo ka theksuar se Qeveria e Kosovës është dashur që ta mbajë festivalin Sunny Hill, dhe shpreson se ky festival do të kthehet.
I'm very sad to see that #SunnyHill Festival won't take place in #Pristina this summer.
It is a strategic mistake as it brings people to #Kosovo & promotes its youth. #KosovoGovernment should have ensured that @sunnyhill2022 takes place in Pristina & hope it will return there.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 15, 2022
Përndryshe, lajmin për zhvendosjen e festivalit në Tiranë e ka komfiruar edhe vetë themeluesi dhe organizatori Dukagjin Lipa. Për këtë vendim ai ka përmendur disa arsye, ndër të cilat, edhe “vonesat në dhënien e lejes për shfrytëzim të pronës që ia lëshoi Komuna e Prishtinës në Bërnicë të Poshtme”.
Nga Komuna e Prishtinës akuzuan Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për vonesa, ndërsa kjo ministri akuzoi komunën për mosdorëzim të të gjitha dokumenteve esenciale si dhe shumë arsye të tjera.