Xhelal Sveçla nuk e konsideron të arratisur Enver Sekiraqën, i përgjigjet Faton Hajrizit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës ka qëndruar në Mitrovicën Veriore. Nga atje ai ka folur për Dukagjinin për rastet e arratisjeve nga sistemi i drejtësisë i tre të dënuarve për vepër penale të rënda, vrasje. Për Faton Hajrizin pati një mesazh por Enver Sekiraqën e Marko Roshiqin nuk i konsideron të arratisur

“E pyes Sveçlën, ke punu në furrë a si është puna se i kishe do orë të furragjisë. Nuk mundesh me me kap ti mu, kurrë smundesh me me kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët me kishin kap edhe me marrëveshje janë në Hagë atje, që ja kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes, ju njohim mirë kush jeni”.

I arratisur nëntë herë nga burgjet e Kosovës, së fundmi disa ditë më parë, Faton Hajrizi tani po i çon porosi edhe të parit të Ministrisë së Brendshme, Xhelal Sveçla, që tha se është çështje orësh kur ai arrestohet.

Hajrizi vazhdon të jetë i paqasshëm për institucionet e drejtësisë por ministri Sveçla i është përgjigjur atij në një deklaratë ekskluzive për Dukagjinin.

“Unë nuk e kapi askënd, janë institucionet që mirren me ta”, ka deklaruar Sveçla.

Por, Faton Hajrizi është vetëm njëri nga tre persona me nam kohëve të fundit që janë arratisur nga sistemi i drejtësisë së Kosovës.

I dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes në arrati qe 57 ditë është edhe Enver Sekiraqa, e gjithashtu edhe Marko Roshiq, i dënuar në rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

Atyre u ishte zëvendësuar masa e sigurisë nga mbrojtja në liri në paraburgim por nuk kanë arritur të kapen nga organet e sigurisë.

Por, për ministrin Sveçla ata nuk janë të arratisur.

“Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla gjatë së premtes ka qëndruar në Mitrovicën Veriore bashkë me ministrin e Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi e janë parë nën shoqërimin edhe të Agim Bahtirit e zëvendës komandantit të Policisë, Veton Elshani duke shijuar kafe e ushqim në këtë qytet.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika