Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Vushtrri.
Viktima ka vdekur në QKUK, sipas raportit 24-orësh të policisë.
“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë drejtuesi i veturës, i cili ishte i përfshirë në një vet-aksident më datën 12.07.2024 . Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.