Vrasja e rëndë në tentativë në Pejë, policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vrasjen e rëndë në tentativë që ndodhi në mbrëmjen e së premtes në Pejë.

Të kërkuarit janë Adem Bulliqi, 25 vjeçar dhe Besnik Bulliqi, 31 vjeçar.

May be an image of 2 people and text

Teksa policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e të dyshuarve ka njoftuar se ata posedojnë mjete të rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik.

“Personat e kërkuar janё: • Adem (Lulzim) BULLIQI i lindur me 18.10.1998 nё Pejë.
• Besnik (Lulzim) BULLIQI i lindur me 31.03.1993 nё Pejë. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën “ Jeton Dedushaj” nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet tutje në njoftim.

“U gjet në oborrin e shtëpisë, i gjakosur e pa vetëdije”, policia jep detaje për përleshjen në Pejë

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika