Zv.ministri i drejtësisë nuk i cilëson arratisje dy ikjet e fundit nga burgu por “largim”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj nuk janë arratisur nga burgu por janë larguar.

Sipas Sallahut, kur ka ikje nga institucioni i tipit të hapur quhet “largim” dhe jo “arratisje” pasi sipas tij nuk ka mbikëqyrje të sigurisë së lartë për shkak të privilegjeve që të burgosurit gëzojnë pas “sjelljeve të mira” që tregojnë.

Ai ka theksuar se këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë, sepse qëllimi është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit.

“Kemi tipe të mbyllura ku siguria është e lartë dhe tipe të hapura ku ka privilegje të shumta, ku si shkak i sjelljeve të mira janë të gatshëm për riintegrim. Largimi nga institucioni i mbyllur nënkupton arratisje, nga i hapur konsiderohet largim. Vlen të theksohet se të njëjtit që janë larguar nga institucioni i tipit të hapur i humbin të gjitha privilegjet që kanë pasur deri më tani dhe kur kapen kthehen në të mbyllur. Do iniciohet vepër penale e re”, ka deklaruar Sallahu.

Madje ai ka thënë se largime e arratisje pati në të kaluarën, ka aktualisht e mund të ketë edhe në të ardhmen.

Pas ngjarjeve të ndodhura së fundi, ai ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ta marrin raportin e Inspektoratit do të marrin vendimet adekuate.

“Inspektoriati gjendet në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektime, sapo të pranojmë raportin, do merren veprime adekuate”, ka vijuar Sallahu.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se Hajrizi dhe Metaj e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi kur janë larguar.

“I dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar prej 25 vitesh, ai ka përfunduar 1/2 e dënimit në vitin 2012 dhe sipas legjislacionit në fuqi i dënuari i cili kalon 1/2 e dënimit, ka të drejtë ta kalojë vikendin në shtëpi. I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar vikendin në shtëpi por është rikthyer në burg”, ka deklaruar Dibrani.

Ndërsa për të arratisurin tjetër, Ujkan Metaj tha se ishte i dënuar më 11 vjet burgim pas i njëjti kishte ndihmuar Kamer Metajn të kryejë grabitje në një bankë në Istog, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Izet Demaj si dhe grabitësi i bankës.

“Po ashtu i dënuari tjetër (Ujkan Metaj) ka qenë i dënuar më 11 vite dhe i njëjti në janar të këtij viti e ka fituar të drejtën për ta shfrytëzuar vikendin në shtëpi”, ka vijuar ai.

Dibrani ka njoftuar se janë 56 të burgosur të cilët nga burgjet e Kosovës janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e vikendit jashtë.

Ndryshe, mbrëmë ShKK ka konfirmuar ikjen e Ujkan Metajt nga burgu gjashtë ditë pasi një tjetër i burgosur, Faton Hajrizi, u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë duke thënë se këto “ikje” kanë ardhur nga institucioni i tipit të hapur.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika