Dy pikat e reja të zjarrfikësve, Rama pesimist se puna përfundohet brenda mandatit

Para ardhjes në mandat, premtim i tani kryetarit Përparim Rama kishte qenë ndërtimi i dy pikave të reja për zjarrfikësit. Megjithatë të njëjtat ende nuk janë finalizuar. Gjersa zjarrfikësit thonë se kjo do t’ua ngriste efikasitetin në reagim, Kryetari Rama ka deklaruar se puna ka nisur por vështirë se përfundon brenda mandatit.

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Punën nuk e kanë të lehtë e mundësitë për të reaguar shpeshherë nuk i kanë më të favorshmet.

Pozicioni që Brigada e Zjarrfikësve tani gjendet, u ofron mundësi të shpejta reagimi në pjesët kryesore të kryeqytetit.

Por në pjesët jashtë saj, reagimi ndonjëherë mund të jetë i vonuar.

E kjo çështje pritej të zgjidhej me ndërtimin e dy pikave të reja, premtim ky i cili ishte dhënë nga Kryetari, Përparim Rama.

Megjithatë, të njëjtat ende nuk janë realizuar.

Nga Brigada e Zjarrfikësve thonë se planet e pozicionit të dy pikave tanimë janë bërë.

“Ne kemi procedura standarte që brenda 10 minutave duhet të arrijmë në vendin e ngjarjes. Ajo pjesë që është e pambulueshme duhet të ndërtojmë stacion të zjarrfikësve me qëllim që mbëlueshmërinë ta kemi shumë më efikase në rastet e fatkeqsive natyrore. Ka specifika, duhet ta ndërtojmë ku parashihet. E kemi paraparë që të jenë një në Bregun e Diellit e një në Hajvali”, tha Mal Gashi, komandant i Zjarrfiksve.

Sipas Gashit, dy pikat e reja do rrisnin nivelin e efikasitetit.

“Problemi është te efikasiteti në reagim për zjarre dhe fatkeqësi të tjera, aty pika kryesore merret për shpëtimin e jetës së tyre. Në aspektin e saj neve na ndihmon se ne reagojmë njëjtë si prej këtu, por koha shkurtohet dhe reagimi duhet të jetë brenda 10 minutave, gjasat janë më të mëdha me shpëtu jetë e vlera. N’këtë aspekt na kishte ndihmu”, vijoi ai.

Por, i pari i kryeqytetit, thotë se projekti tanimë gjendet në hapat e parë të tij.

“Kemi pas diskutime bashkë me ta ku kanë kërkuar, e kanë bërë një ekip që po i shqyrton kërkesat. Ne veç i kemi caktuar dy pika me arkitektin e qytetit, edhe i kemi dizajnu dhe do t’i ftojmë për të ua prezantuar atyre dhe të shohim se a po pajtohemi që këto pika janë ato që po mendojnë. Në rast se po, do e shtyjmë procesin përpara”, tha Përparim Rama.

Megjithatë, Rama nuk shprehet optimist se zjarrfikësit do bëhen me dy pika të reja brenda mandatit të tij.

“Patjetër që mundet me u fillu por me përfundu, me siguri duke e parë dinamikën e shumë ndërtuesve me siguri që jo. Do kishte mundësi të kemi një dinamikë perëndimore po duhet t’u adaptohemi mundësive këtu. Gjithsesi duhet t’fillojë por a përfundon, mbetet me e pa”, vijoi ai.

Një datë për takimin e përmendur nuk është caktuar akoma.

Bazuar në planifikime, vlera e buxhetit të nevojshëm për pikat sipas Ramës arrin diku 4-5 milionë euro të nevojshme për secilën.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika