Haxhiu përsërit thirrjen për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti: Politikanët tërhoqën mjetet, pse t’iu mohohet kjo qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka përsëritur thirrjen që Kuvendi t’ua mundësojë qytetarëve një tërheqje tjetër të mjeteve nga Trusti

Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka ritheksuar nevojën për mbështetjen e deputetëve lidhur me mundësinë e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti.

Deputeti i PDK-së, njëkohësisht iniciatori i kësaj nisme, Bekim Haxhiu, në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, se i njëjti ka shkelur rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.

Kjo, sepse sipas tij, janë bërë 100 ditë që kur është dorëzuar projektligji për ndryshimin e ligjit për Trustin në kuvend, dhe se pushteti e ka shtyrë në vazhdimësi trajtimin e këtij projektligji.

“Nesër është dita e 100 prej kur kemi dorëzuar projektligjin në kuvend. Pushteti i Albin Kurtit në vazhdimësi e ka shtyrë trajtimin e këtij projektligji duke e shkelur kështu edhe rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Kjo shtyrje është bërë me qëllim që të ushtrohet presion mbi deputetët për të mos e votuar një kërkesë të qytetarëve që t’iu mundësohet tërheqja nga Trusti”, ka thënë ai.

Në emër të PDK-së, Haxhiu i ka ftuar të gjithë deputetët pa dallim, pozitë dhe opozitë që të mbështesin me votë projektligjin për Trustin.

Sipas Haxhiut, në rast se do t’iu lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, janë rreth 700 mijë qytetarë të cilët do të përfitojnë.

Dhe kjo siç thotë Haxhiu, ka ndikime pozitive në ekonominë e vendit.

“Tani me ushtrim të presionit ndaj deputetëve po del edhe qeveri penguese e realizimit të kërkesave të qytetarëve, sepse me këtë projektligj mund të përfitojnë afër 700 qytetarë që kanë kursime në Trust dhe kjo do të ketë efekt pozitiv për ekonominë e vendit”, shtoi ai.

“Pas publikimit të djeshëm të deklarimit të pasurisë kemi parë që shumë politikanë kanë tërhequr mjetet nga Trusti, dhe është e pamoralshme që kjo të mos u mundësohet qytetarëve. Kur edhe vetë drejtori i Trustit ka tërhequr mjetet nga Trusti atëherë pse kjo po u ndalohet atyre që kanë kursime në Trust. Kur pushtetarët tërheqin mjetet nga Trusti pse kjo t’iu ndalohet qytetarëve”.

Sipas tij, qeveria do të duhej që me buxhetin e shtetit të mbështesë në vazhdimësi kategori të rrezikuara, raste sociale, të papunët dhe pensionistët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika