Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensilvani më 13 korrik.
Ai i ka uruar shërim të shpejtë atij dhe të plagosurve tjerë, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së personit që u vra.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se mosmarrëveshjet politike në demokraci duhet të shprehen përmes formave paqësore dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“I bashkohem liderëve të tjerë botërorë në dënimin e atentatit kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë atij dhe të tjerëve të plagosur dhe i dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së pjesëmarrësit në tubin. Mosmarrëveshjet politike në një demokraci duhet të shprehen gjithmonë përmes formave paqësore të fjalës dhe protestës dhe të zgjidhen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa përjashtime”, ka shkruar Kurti në “X”.
I join other world leaders in condemning the horrific assassination attempt against former 🇺🇲 President Donald Trump. I wish him and others who were injured a full and speedy recovery, and send my sincere condolences to the family of the spectator who was killed.
Political…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2024