Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka dënuar sulmin me koktej molotovi në Pastiçerinë “Sharr” në Mitrovicë të Veriut, lokal të cilin e kishte vizituar ditë më parë.
Sveçla ka kërkuar nga organet përkatëse identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
Sipas Sveçlës, sulmet e tilla nuk e zmbrapsin vendin dhe nuk frikësojnë qytetarët.
“Dënoj ashpër këtë sulm dhe kërkoj nga organet përkatëse në identifikimin sa më të shpejtë të kryesve e këtij akti kriminal dhe sjelljen e tyre para drejtësisë. Sulmet e tilla nuk do të na zmbrapsin asesi dhe jam i bindur se nuk do ti frikësojnë e ndalin as qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ndryshe, sot pastiçeria “Sharr” në Mitrovicë të Veriut është sulmuar me koktej molotovi, mëngjesin e sotëm.
Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani konfirmoi se kjo pastiçeri është ajo në të cilën qëndroi ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Sulmohet me koktej molotovi një lokal në veri, Sveçla e kishte vizituar para disa ditësh