Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024.

Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me rezultat 2:1 ndaj Anglisë.

Spanjollët dhe anglezët u ballafaquan në Olympiastadion për të fituar kupën e Kampionatit Evropian, me ç’rast triumfoi Spanja.

Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa pjesa e dytë filloi me gol nga spanjollët, u shënua në minutën e 48-të, që u asistua nga Lamine Yamal dhe u shënua nga Nico Williams.

Teksa në minutën e 73-të Anglia barazoi rezultatin 1:1 me Spanjën, gola u shënua nga Cole Palmer.

Por, spanjollët kaluan prap në epërsi kur Oyarzabal shënoi pas një pasimi nga Cucurella.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika