Nga “veteran i rrejshëm” te “sanksionet” e ShBA-së, Haradinaj i rendit “arritjet historike” të Kurtit

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Haradinaj i ka renditur një seri të “arritjeve historike” të Kurtit, të cilat, sipas tij, kanë sjellë vetëm dëme për Kosovën.

“Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike. Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike”, ka shkruar Haradinaj.

Përveç këtyre, Haradinaj ia ka numëruar edhe disa “arritje historike” Kurtit, që i ka bërë gjatë qeverisjes së tij. Ai ka akuzuar Kurtin për abuzim me tenderët njëburimorë, të cilët sipas tij, kanë shkuar në duart e miqve dhe të njohurve.

“Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike. E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.

Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë.

Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim. Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!”, ka shtuar Haradinaj.

“Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës”, ka përfunduar Haradinaj.

Ky reagim i Haradinajt erdhi, pas deklarimit të Kurtit se më nuk po rrjedh buxheti, siç ka rrjedhur me qeveritë e kaluara.

“Vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Kurti gjatë së dielës.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika