Çka ka gjyqtari gjerman në Speciale që po reagon me nervozë për pyetjet e mbrojtjes?

Kësaj radhe ka qenë në vëmendje gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, që ka ndërhyrë si asnjëherë më parë në pyetjet e mbrojtjes për të bërë disa pyetje vet.

Një tjetër moment i çuditshëm dhe i paprecedent ndodhë nga gjyqtarët në Gjykatën Speciale në procesin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kësaj radhe ka qenë në vëmendje gjyqtari gjerman, Christoph Barthe, që ka ndërhyrë si asnjëherë më parë në pyetjet e mbrojtjes për të bërë disa pyetje vet. Madje, ai është dukur i nervozuar teksa reagoi dhe bëri pyetjet ndaj dëshmitarit Bislim Zyrapi.

Ishte Venkateswari Alagendra, avokatja e Jakup Krasniqit që po vazhdon të merret në pyetje dëshmitarin Zyrapi, ish shefin e Shtabit të UÇK-së. Ajo po e pyeste për takimet e Krasniqit nga nëntori 1998 deri në shkurt 1999 me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diskutimet politike për Konferencën e Rambujesë. Zyrapi konfirmoi takimet dhe njoftimet që më pas Krasniqi bënte për UÇK-në rreth diskutimeve.

Në këtë moment reagoi gjyqtari Barthe për të bërë disa pyetje, ani pse ai të njëjtat do të mund t’i bënte kur do të ishte koha e tij, siç ka ndodhur gjithmonë në këtë proces apo edhe në procese të tjera.

Ai e pyeti se a ka qenë bashkë me Krasniqin gjatë gjithë kësaj kohe, për tre muaj.

Zyrapi konfirmoi se kanë qenë pothuajse gjatë gjithë kohës bashkë në një komandë me Jakup Krasniqin, në Dragobil ku edhe ndodhnin takimet.

Më pas gjyqtari e pyeti se a kanë qenë bashkë në një zyre, por Zyrapi tha se nuk ka marrë pjesë në takimet me ndërkombëtarët, por se Krasniqi i ka informuar më pas për takimet dhe bisedat.

Javë më parë, një gjyqtar tjetër mori reagime për mënyrën e shtrimit të pyetjeve. Në një rast, Guénaël Mettraux, gjyqtar zviceran, u kritikua nga mbrojtja se po bën pyetje sikur të ishin bërë nga prokuroria. Ky ishte rasti me dëshmitarin Kurtesh Fondaj.

Të nesërmen, dëshmitari Fondaj kërkoi avokat sepse konsideronte se është keqpërdorur nga gjyqtari. Kërkesa e tij nuk u aprovua.

Në një rast tjetër, i njëjti gjyqtar bënte pyetje sygjestive, e spekulative të tipit, “çka nëse”, “lë të spekulojmë pak”. Dëshmitari, që ishte Hajrush Kurtaj, i ishte përgjigjur se nuk mund të flasë për situata hipotetike.

Po ky gjyqtar, Guénaël Mettraux, kishte nxjerrë gjatë një seance, një dokument për të cilin mbrojtja kishte reaguar sepse ai dokument nuk ishte pjesë e provave të prokurorisë. Gjyqtari, si për habi, kishte thënë se e ka marrë diku online.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika