“E kisha mundësinë të largohem, por jo”, Berisha tregon pse nuk u arratis nga burgu i Dubravës

Ibrahim Berisha, i cili vuajti një dënim prej 13 vjetësh për një vrasje që pretendon se iu montua, ka rrëfyer në emisionin "Rreth e Rrotull" të Dukagjinit se kishte mundësinë të arratisej nga burgu i Dubravës, por nuk e bëri.

Rreth 13 vjet e ka vuajtur dënimin për një vrasje, që pretendon se iu montua, nga dikush “i fortë”.

E në fillimet e vuajtjes së dënimit, e kishte edhe mundësinë të arratisjes nga burgu i Dubravës, por nuk e bëri.

Ibrahim Berisha, në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit tregon se si iu dha mundësia për arratisje.

“Në fillim të burgut, në 2010 kur jam transferuar në burgun e Dubravës, kam qenë në pavijonin e 6. Atëherë në burg ka pasur shumë parregullsi, kanë qenë evidente… dmth se ka ditë askush kush është mbikëqyrësi, as oficeri e as drejtori. Mua më është dhënë mundësia me punu jashtë perimetrit të burgut. Burgu i ka dy perimetra, e ka perimetrin e parë dhe të dytin me dal jashtë. Në një pjesë ka muri që quhet ‘zona sterile’, unë kam punuar afër portës në dalje. Kam punuar një farë lloj mbikëqyrje për pastrim. Edhe e kam mundësin për të ikur shume kollaj”, ka thënë Berisha.

Ndonëse e ka pasur mundësinë për arratisje, Berisha tregon që arsyen se pse nuk e bëri.

“Por se kam bërë, pasi kam qenë duke i thirru në emër të drejtësisë. Shumë e kam pas lehtë, askush nuk mund të ma kontestojë… Njëherë një mbikëqyrës më tha ti me këtë dënim të lartë kush të vendos atje, i thash stafi i oficerëve. I kanë qit të burgosurit aty, ku zakonisht i vendosin ata që i akne tri ose katër vjet burg. Unë e kam pas dënimin e madh atëherë, më kanë vendos me pastru. Edhe e kam pasur mundësin për tu larguar, por jo, kam qenë duke pritur, përpjekje ime ka qenë me drejtësi. Edhe sa herë kam qenë në burg, asnjëherë nuk iu kam dorëzuar as burgut e as padrejtësisë”, ka treguar Berisha.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika