Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Shtërpca, me iniciale G. Stankoviç, ka dorëzuar në polici një portofol me para dhe dokumente të humbura në parkingun e “The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj.
Në njoftimin e lëshuar për medie thuhet se pas verifikimit, sot i janë dorëzuar pronarit 350 franga, 65 euro dhe disa monedha metalike, si dhe letërnjoftimin e RKT-së.
“Me datën 12.07.2024 rreth orës 19:00, një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës , G. Stankoviç, në parkingun e ‘’The Village-Shopping & Fun’’ në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, sot, datë 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së”, thuhet në njoftim.