Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.
“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë,” thuhet në njoftim.
Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg.
Kurti dhe Soderberg diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë.