Projektligji për KPM-në, Panduri: Më shumë ka nevojë për edukim medial sesa për një ligj

Drejtori i Përgjithshëm i TV Dukagjinit, Ermal Panduri, "FIVE"

Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias.

Drejtori i Përgjithshëm i TV Dukagjinit, Ermal Panduri, thotë se është gabim mendimi që me një ligj mund të rregullohen të gjitha çështjet.

“Unë mendoj që ka media në Kosovë që shkelin me dy këmbë profesionin, nuk po i quaj të gjithë engjuj, por a mendon që me një ligj mund të rregullohen të gjitha cështjet, unë mendoj që është gabim, më shumë ka nevojë për edukim medial sesa që ka nevojë për një ligj,” tha Panduri.

Panduri thotë se qeveria do të duhej të provonte të ndihmonte mediat në kuptimin e përfshirjes në ligjin për sponsorizim para se të bënte këtë ligj.

Teksa shton se këtë e sheh si tendencë të pushtetit në raport me mediat, por edhe me qytetarët.

“E shoh si tendencë të pushtetit në raport me mediat, por edhe me qytetarët, sepse te neni 1 nuk përkufiziohet vetëm media, por edhe individi që përbën një rrezik më vete, sepse në rast se dikush prodhon video ka mundësi të dënohet deri në 4000 euro bazuar në këtë cfarë shkruan në ligj, pra në ligjin për Komisionin e Pavarur për Media,” ka thënë Panduri në “FIVE”.

Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ish Sekretari i OBI-së, Ekmeledin Ihsanoglu merr pjesë në Konferencën...

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik(OBI), Akademiku dr. Ekmeledin Ihsanoğlu po qëndron enkas në Kosovë për të marrë pjesë në Konferencën...

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Të fundit nga rubrika