Komuna e Gjakovës zgjat orarin e punës në QMF

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim për zgjatje të orarit të punës gjatë stinës së verës, kjo për shkak të ardhjes së mërgimtarëve dhe rritjes së frekuentimit të pacientëve shkaku i temperaturave të larta. Në fshatra do të punohet nga ora 08:00 deri nw 20:00, kurse në qytet nga ora 07:00 deri në 21:00, pas kësaj qytetarët mund të kërkojnë ndihmë në urgjencën e qytetit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe drejtoria e QKMF-së kanë marrë vendim për zgjatje të orarit të punës dhe mbajtjen e kujdestarisë në Ambulancat e Mjekësisë Familjare në katër rajonet e komunës së Gjakovës.

Në fshatrat Ponoshec, Rogovë, Skivjan, e Cermjan do të punohet nga ora 08:00 deri në 20:00 kurse në të gjitha qendrat në qytet sipas orarit 07:00 e mëngjesit deri në orën 21:00.

Kjo me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase e për të qenë sa më afër qytetarëve thotë Adelina Shehu, drejtoreshë e shëndetësisë në këtë komunë.

“Rritet numri i frekuentimit të pacientëve,  gjatë verës edhe për shkak të temperaturave të larta, po që katër rajonet i lajmë me një orar më të zgjatur, përveç kësaj edhe të shtunën edhe të dielën i lajmë të hapur”, deklaroi Adelina Shehu, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë .

Shehu thotë që kështu veprohet tash e tri vite, dhe nuk kanë problem me stafin.

“Është vjet për vjet që e bojmë,  menaxhohet lehtë , është fal edhe drejtorit të QKMF-së,  është si menaxher, në qershor e kemi përpilu orarin që mos me pas problem”, deklaroi Adelina Shehu, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjakovë .

Ndërkaq, Arben Koshi, drejtor i QKMF-së thotë se edhe pse kanë dërguar mjekët nëpër fshatra është një numër i vogël i pacientëve.

“Është vërejt një numër i vogël, i vizitave bile kemi raste edhe pse mjeku shkon në fshat ose stomatologu, prapë kemi lëvizje nga pacientët që vinë nga fshati të kërkojnë shërbimet në qytet’, deklaroi Arben Koshi, drejtor i QKMF-së.

Pas orës 21:00 qytetarët mund të marrin shërbime në urgjencën e qytetit, ndërkohë Koshi bënë thirrje për kujdes sidomos në periudhën e temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika