3 vjet pas arrestimit, nesër vendimi i speciales për Pjetër Shalën

Më shumë se tri vite më parë, Pjetër Shala, ishte deklarauar i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës aktakuzës kundër tij të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Por se cili do të jetë vendimi i Gjykatës në akuzat për krime lufte, do të kuptohet të martën

Pjetër Shala

Ishte i pari që u ekstradua nga një shtet evropian për t’u ballafaqur me akuzat për krime të predentuara gjatë luftës së fundit.

Pjetër Shala, që deri në mars të vitit 2021 kishte jetuar në Belgjikë, në prill të po atij viti tani në Hagë, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij nga zyra e Prokurorit të Specializuar.

Por të martën do të kuptojë vendimin e Dhomave të Specializuara Procesi për të, pas një procesi gjyqësor që nisi në shkurt të vitit të kaluar e zgjati deri në muajin prill të këtij viti, që përfshiu mbi 40 seanca gjyqësore.

Krimet e luftës për të cilat Shala akuzohet nga ZPS, pretendohet se u kryen ndërmjet majit e qershorit të vitit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Viktimat e pretenduara, thuhet se nuk ishin pjesë aktive e luftimeve.

Hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare, Amer Aliaj, tregon për ecurinë e seancave në këtë proces, teksa vë theksin tek numri i lartë i seancave private.

“Gjatë kësaj procedure janë dëgjuar 22 dëshmitarë të propozuar nga palët në procedure, ku 10 kanë qenë të propozuar nga prokuroria, shumica e këtyre dëshmitarëve kanë pasur masa mbrojtëse meqë identiteti i tyre është mbuluar për shkaqe të sigurisë, ajo cka e dallon këtë proces mendoj si në cdo proces një numër i madh i seancave janë të mbyllura apo të redaktuara,” tha Aliaj.

Prokurorët e këtij rasti, i kanë kërkuar trupit gjykues një vendim të ashpër kundër Shalës, por avokati i akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, nuk pret që kërkesa e njëjtë të merret parasysh.

“Nuk pritet nëse eventualisht shpallet fajtor, të i jepet dënim më i lartë sesa atë që ka kërkuar prokuroria, atë që ka kërkuar prokuroria është 28 vite për të gjitha pikat e aktakuzës, së pari nuk pres që ky vendim të jepet, por varet edhe për cilat pika shpallet fajtor, sepse mund për një të shpallet për një të mos shpallet fare, tregova atë maksimale,” ka thënë Hodaj.

Shala do të jetë personi i dytë që do të ketë vendim të shkallës së parë si i akuzuar për krime lufte, meqë kjo gjykatë dënimin e parë e shqiptoj në dhjetor të vitit të kaluar.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë, ndërkohë që është duke vazhduar procesi më i madh gjyqësor në këtë Gjykatë, ndaj Thaçit e të tjerëve.

Për këto vepra, Apeli i Speciales i kishte ulur  Mustafës dënimin në 22 vjet burgim.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shiqiptuar deri më tash dënim edhe ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajt, për pengim të administrimit të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika