Gashi: Secila arratisje lidhet me veprime politike apo të institucioneve të drejtësisë

Kreshnik Gashi nga BIRN i ftuar në “Debat Plus”

Kreshnik Gashi nga BIRN, i ftuar në “Debat Plus” për arratisjet e fundit të personave nga burgjet e Kosovës, ka thënë se këto arratisje lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.

“Janë arratisje që të cilat lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për me i mbajtë këta njerëz në burgje dhe në siguri, secila prej këtyre arratisjeve lidhet me veprime politike ose me veprime të institucioneve të drejtësisë, të cilat në kontekstin ligjor kanë qenë ose të kundërligjshme ose të pamendume mirë,” ka thënë Gashi.

Ai thotë se burgu i Smrekonicës ka qenë i populluar me persona që kanë pasur vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vjet, ndërsa shton se me ardhjen e kryeministrit Kurti në qeveri kjo rregullore ka ndryshuar.

“Burgu I Smrekonicës ka qenë një burg i cili është popullu vetëm me persona që kanë qenë në vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite, ndërsa me ardhjen e qeverisë Kurti është ndryshu regullorja dhe është mundësu që në këtë burg të vujnë dënimin personat të cilët janë të dënum deri në 10 vite burgim apo të cilëve iu ka mbetur dënimi deri në 10 vite burgim.”

Teksa për të burgosurit që dërgohen në Smrekonicë e që kanë dënime më të gjata, Gashi thotë se është veprim i gabuar.

“Veprimi për me hap këtë burg për të burgosur të rrezikshëm që kanë dënime të gjata e ende nuk kanë mbërri procesin e rehabilitimit dhe risocializimit, për mua ka qenë veprim i gabum dhe duhet me u rishiku dhe rimendu,” tha Gashi.

Teksa shton se arratisja e Faton Hajrizit edhe ajo e Enver Sekiraqës është përgjegjësi e shtetit.

Ngjashëm me arratisjet e tjera ku kemi përgjegjësinë sërish të shtetit që nuk ka arritur t’i mbajë në burg njerëzit e tipit të Enver Sekiraqës që është arratisur, mirëpo dallimi mes Sekiraqës dhe Hajrizit është se tash shteti nuk po kritikon e te Enver Sekiraqa ka kritiku.”

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika