Hajrizi për arratisjen e Faton Hajrizit: Më ka habitur

Faton Hajrizi është arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekronicës në Kosovë.

E për arratisjen e tij, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të ShKK-së, Shemsi Hajrizi, deklaroi se është “habitur” nga mënyra e transferimit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë.

“Janë për brengosje rastet e ikjes dhe arratisjeve. Dhe disa dukuri më ka habitur rasti i Faton Hajrizit. Qysh e kanë transferu nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekronicë. Kemi propozuar ministrit atëkohë, Hajredin Kuçit, me nxjerrë një vendim me kufizu personat që do të transferojmë-vendosim në Qendrën Korrektuese në Smrekronicë. Edhe atë në 2 vite të dënuarit me veprat penale ‘lehta dhe të shkurtra’ ose me dënimi i mbetur 2 vite”, shtoi Hajrizi.

Hajrizi shtoi se dënimi i mbetur i Faton Hajrizit edhe shtatë vjet e gjysmë dhe të transferohet në Smrekronicë është për të habitur.

Hajrizi ka treguar edhe dallimin mes të larguarit dhe të arratisurit, teksa ka shtuar se arratisja është vepër penale e dënueshme deri në tri vjet burgim.

“O largim, o arratisje. E kemi përdorë për shprehje  për vepra të lehta. Është larguar, krye ditës, bossi është kthyer, iu është shqiptuar një masë disiplinore. Në momentin që nuk kthehet, ai merr epitetin e të arratisur. Organet e ndjekjes duhet të lëshojnë urdhërarrest. Për arratisje nga burgu, është vepër penale e re, e dënueshme deri në tri vite”, deklaroi ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika