Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Obiliq.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ka qenë natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar.
“ Një mashkull Serb, shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.