Gareth Southgate jep dorëheqje, nuk është më trajner i Anglisë

Gareth Southgate nuk do të jetë më trajneri i futbollit të Anglisë

Gareth Southgate ka dhënë dorëheqje si trajner i kombëtares së Anglisë pas humbjes në finalen e Euros për herë të dytë radhazi.

Në një njoftim në llogarinë zyrtare të Anglisë në X, ai bëri të ditur: “Pas 102 ndeshjeve dhe gati tetë vjet në drejtim, është koha që unë të largohem nga roli im si trajner i Three Lions.”

Duke shprehur për një kapitull të ri në karrierën e tij, Southgate shtoi: “Si një anglez i krenar, është qenë një nder i jashtëzakonshëm për të përfaqësuar dhe udhëhequr Anglinë. Kam dhënë gjithçka për këtë komb dhe është koha për një ndryshim”.

Finalja e fundit e tij si trajner u zhvillua në Berlin, ku skuadra e tij barazoi me Spanjën para se të mposhtej në kohën shtesë.

Ai vlerësoi përpjekjet e ekipit të tij, duke thënë se “skuadra më e mirë e turneut” meritonte të fitonte.

Southgate mori drejtimin e Anglisë në vjeshtën e vitit 2016 dhe shënoi sukses me arritjen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rusi dy vjet më vonë, duke e bërë atë trajnerin e parë të Anglisë që arrin këtë fazë që nga Bobby Robson në vitin 1990.

Nën drejtimin e tij, ata arritën gjithashtu në çerekfinalen e Kupës së Botës 2022, të luajtur në Katar dhe në finalen e Euro 2020 në Wembley (mbajtur në 2021), duke humbur ndaj Italisë në penallti.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika