Baton Haxhiu pjesë e delegacionit shqiptar në Ukrainë

Gazetari Baton Haxhiu po qëndron në Kiev të Ukrainës së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Gazetari Baton Haxhiu në Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Ukrainë, ku nga afër po sheh shkatërrimin e qyteteve si pasojë e luftës.

Vizitës së Ramës në Kiev, i është bashkëngjitur edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Dy udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, të mërkurën e 15 qershorit zbritën në Kiev pas një udhëtimi të gjatë, rreth 12 orë me tren.

Më pas ata ishin ndalur në Bucha të Ukrainës, aty ku edhe sipas raportimeve të mediave të huaja, ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha njerëzore.

Më pas, udhëtimi i tyre vijoi në zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it. I gjithë ekipi po shoqërohet nën masa të rrepta sigurie.

Pjesë e delegacionit shqiptar është edhe gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu.

Andi Haxhiu- djali i gazetarit Baton Haxhiu, në një postim në Twitter ka shpërndarë një fotografi ku gazetari Haxhiu shihet bashkë me një polic të forcave speciale të Shqipërisë dhe një ushtar ukrainas.

“Babai im Baton Haxhiu në një fotografi me një pjesëtar të RENEA dhe një ushtar ukrainas në një nga rajonet e bombarduara të Kievit. Ai është në Kiev në pritje të konferencës së përbashkët për media mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelensky”, ka shkruar ai.

Forcat Speciale RENEA përgjigjen për sigurinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ata janë pjesë e sigurisë, për shkak se ushtria dhe policia ukrainase janë të ngarkuara me situatën e krijuar.

Në orët e para të mesditës, Rama dhe Abazoviç do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pas takimit, të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Haxhiu ka raportuar edhe për pamjet “shkatërruese”.

Sipas tij, qytet i pastër, postblloqe elegante dhe automjete të kamufluara mirë, janë përshtypja e parë që merr nga Kievi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika