Jashari: E çuditshme si nuk ka reagime nga institucionet tona për dënimin e Pjetër Shalës

Xhavit Jashari, nga organizata e shoqatës së familjarëve të dëshmorëve

Xhavit Jashari nga organizata e shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, ka deklaruar se është e çuditshme se si institucionet e Kosovës nuk po reagojnë ndaj vendimeve, sipas tij, të padrejta të Gjykatës Speciale.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Gjykata Speciale po tenton ta godasë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jo individët, siç pretendon.

“E çuditshme si nuk ka reagime nga faktori politik edhe nga institucionet e Kosovës, është dashur të reagohet, këto institucione e dinë si është kriju kjo gjykatë. Më habit fakti, me këto që atribuohen si organizatë e përbashkët kriminale, mendoj që kjo gjykatë që është votu në Kuvend, mendoj që ata që kanë gabu, që ne kemi protestu, që të mos e votojnë një gjykatë të tillë që argumenton në emër të drejtësisë që po bën padrejtësi. Mjaftueshëm po dëshmohet se target është lufta e UÇK-së, e jo njerëzit që janë atje që kanë qenë udhëheqës të kësaj lufte”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika