Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë për pushuesit që ia mësyjnë bregdetit gjatë këtyre temperaturave të larta verore ka rekomanduar disa këshilla, për pushime pa komplikime në shëndet.
Sipas IKSHPK-së, pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.
IKSHPK ka këshilluar që të përdoret kremi mbrojtës, të pihet më shumë ujë, të mbahen syzet e diellit dhe të mbahet kapela.
” Përdorni krema kundër dielli, mbani syzet, konsumoni sa më shumë ujë, mos notoni vetëm”, janë disa nga rekomandimet.