Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Lipjan 16.07.2024-22:38. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.