Rama: Ka një sulm të organizuar për ta dëmtuar turizmin, këtë vit ka 25% më shumë turistë nga Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur fushatë të porositur sulmin ndaj turizmit veror shqiptar, teksa ka shtuar se kjo është përpjekje e ulët që thuhet se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ai thotë se këtë vit ka 25% më shumë turistë nga Kosova krahasuar me vitin e kaluar

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Sa i përket raportimeve që në Shqipëri ka më pak turistë këtë sezonë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur fushatë të porositur sulmin ndaj turizmit veror shqiptar.

“Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera dhe zona që deri dje nuk mund të imagjinoheshin, është shumë e rëndësishme që sot të jeni të vetëdijshëm që ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim,” tha Rama.

Rama ka shtuar se Komisioni Europian i udhëtimeve nxori një klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.

“Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh, Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasifikim dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje,” theksoi Rama.

E ai thotë se përkundër asaj që thuhet se shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur bregdetin shqiptar, këtë vit ka 25% më shumë turistë nga Kosova.

“Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave” u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika