Dosja e Prokurorisë: Si ndodhi plagosja e 16-vjeçarit në Istog nga polici që e kishte familjar

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për zyrtarin policor Fatjon Hoti, i cili dyshohet për vrasje në tentativë të një të afërmi të tij 16-vjeçar. Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, kur Hoti dyshohet se ka plagosur të miturin në shtëpinë e tij me armën e shërbimit policor. Një dëshmitar i mitur ka deklaruar se Hoti e kishte drejtuar armën drejt viktimës dhe kishte qëlluar nga një distancë prej dy metrash.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, Fatjon Hoti, i cili dyshohet për “vrasje të rëndë në tentativë” të një të afërmi të tij 16-vjeçar.

Sipas prokurorisë, Inspektorati Policor i Kosovës ka paraqitur kallëzim penal ndaj Hotit për këtë vepër penale, më 16 korrik.

Në dosjen e rastit që e ka siguruar Dukagjini, prokuroria konstaton se të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale “vrasje e rëndë” e mbetur në tentativë janë plotësuar, duke pasur parasysh se viktima është një i mitur 16-vjeçar. Raporti i oficerit të datës 16 korrik tregon se incidenti ka ndodhur më 15 korrik rreth orës 23:35, kur Hoti dyshohet se ka plagosur viktimën në shtëpinë e tij.

Një dëshmitar i mitur, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e ngjarjes, ka deklaruar në polici se Hoti kishte armën e tij të shërbimit dhe e drejtoi në drejtim të viktimës, duke qëlluar. Dëshmitari gjithashtu ka pohuar se distanca mes Hotit dhe viktimës ishte afërsisht dy metra.

“…Unë e pashë armën e Fatjonit që e ka të punës duke e mbajt në dorë G,. Unë sa e kom pa G., asnjëherë nuk e ka raportirat por e ka nxjerrë karikatorin dhe ka fillu mi hek plumbat prej tij, plumbat G., i gjuajke në kauq, më duket se i ka hjek të gjitha plumbat prej karikatorit, pas kësaj e ka marrë Fatjoni armën dhe ka raportirat dhe e ka drejtu në drejtim të kokës së G., dhe kam dëgjuar që ka kërsit arma, unë nuk e kam dëgjuar asnjë fjalë që e ka dhënë Fatjoni”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria ka vlerësuar se nëse Hoti mbrohet në liri, ekziston mundësia që ai të ndikojë në dëshmitarë dhe të pengojë sigurimin e provave materiale. Për më tepër, duke marrë parasysh peshën e veprës penale dhe rrethanat në të cilat është kryer, prokuroria konsideron se paraburgimi është masa e duhur për të siguruar zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës penale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika