Portieri Aro Muriq do të vazhdojë të jetë pjesë e Premier League.
Portieri kosovar ka kaluar tek Ipswich Town dhe do të jetë për katër vitet e ardhshme pjesë e ekipit anglez.
Kështu ka bërë të ditur klubi anglez duke njoftuar se skuadra e Ipswich Tow do të paguajë 10 milionë euro ekipit Burnley pas nënshkrimit me Aro Muriq.
“Jam i emocionuar që i jam bashkuar klubit dhe mezi pres të filloj. Kam parë se si luajti skuadra sezonin e kaluar dhe ndjeva se stili do të më përshtatet shumë, kështu që kjo është lëvizja perfekte për mua. Kam pasur biseda të mira me menaxherin [Kieran McKenna] dhe Rene [Gilmartin, kreu i portierit] dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem, ndërsa Klubi kalon në Premier League. Mezi pres të filloj”, deklaroi Muriq për TownTV.
Vaclav Hladky, portieri i parë i Ipswich, gjatë sezonit të kaluar që fitoi promovimin, u largua në fund të qershorit pasi klubi dhe lojtari nuk arritën të bien dakord për një kontratë të re.
Muriq e filloi sezonin e kaluar si portieri i dytë i Burnley pas James Trafford, por hyri në ekip për 10 ndeshjet e fundit të Premier League.
Ai bëri 41 paraqitje në Championship sezonin e mëparshëm, kur Burnley fitoi promovimin në elitën e futbollit.
25-vjeçari iu bashkua Burnley nga Manchester City në vitin 2022 dhe kontrata e tij me klubin e Championship-it zgjat deri në vitin 2026.