Para disa ditësh, kryeministri Albin Kurti ishte në vizitë në Zllatar të Ferizajt, te fusha e mbjellë me luledielli e fermerit Shukri Sallahu.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar kryeministrin.
“Ky paska dalë foto dje diku në ara të Kosovës. Perfekt e paska gjetë vendin. Veç po ia bashkëngjesim edhe 3-4 tjerë në foto….. Rri aty tremi sorrat , bile dikush ta shehë hairin,” shkruan Kastrati.
Duke shtuar se pa Kurtin qeveria funksionon shumë herë më mirë.
“Aty rri. Mos gabo me u kthy se qeverisjen e ke bë pis në katër anët! Qeveria funksionon 100 herë ma mirë pa ty në autopilot, vetëm me shërbyes civilë!”