Për “konsum të brendshëm” janë paralajmërimet e pushtetit për sulme serbe, thotë Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se paralajmërimet e qeverisë për kërcënime nga Serbia janë kryesisht për konsum të brendshëm politik. Ai theksoi se rreziku është trajtuar me seriozitet nga institucionet, por qeveria po e bën çështjen pjesë të diskutimit të përditshëm politik, duke shtuar se politika duhet të lërë profesionistët të merren me çështjet e sigurisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se paralajmërimet e qeverisë për kërcënime serioze nga Serbia për sulme në veri të vendit janë “vetëm për konsum të brendshëm politik”.

Gjatë një interviste në “FIVE” të Dukagjinit, Haziri theksoi se, ndonëse rreziku potencial duhet trajtuar me seriozitetin më të madh, Lëvizja Vetëvendosje po e bën çështjen pjesë të diskutimit të përditshëm politik.

“Gjithmonë janë serioze dhe gjithmonë janë trajtuar me seriozitetin më të madh. Por, kanë qenë këto kërcënimet e vlerësuar brenda institucioneve. Ajo çka po ndodh tani për dallim, është bërë çështje ditore dhe konsum politik i vazhdueshëm, duke e sjellë në emër të lajmit dhe në emër të vlerësimeve përtej kësaj, çdo ditë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se përmendja e shpeshtë e termit luftë në kohë paqe për Kosovën është në kundërshtim me përpjekjet e vendit për të ruajtur paqen edhe pas luftës

“Ajo çka e kam përmendur unë i ka disa kohë, përmendja shpeshtë e termit luftë në kohë paqe për Kosovën është në kundërshtim më atë që Kosova ka luftuar për paqe edhe në kohë të luftës. Tash e 25 vjet Serbia nuk ka ndryshuar, ndaj Serbisë ka pasuar masa kufizuese të NATO-s edhe në kufi ajror edhe në kufi tokësorë dhe në rrjedha të lumenjve…”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.

Haziri ka theksuar se deklarimet publike për kërcënime ndaj popullit dhe publikimi i filmimeve duke u larë në Ujman nuk pasqyrojnë realitetin e situatës. Ai shtoi se, nëse ekzistojnë kërcënime të sigurisë, organet përkatëse duhet të marrin masa dhe kufizime të duhura.

Sipas Hazirit, informacionet se Serbia po përgatitet në Novi Pazar dhe në disa qendra të tjera pranë kufirit të Kosovës janë më shumë për konsum të brendshëm politik sesa kërcënime reale për sigurinë e Kosovës.

“Çdo të me dal dhe me proklamu këtë kërcenim karshi popullit dhe në të njëjtën kohë me nxjerrë filmime/incizime duke u larë në Ujman, është në kundërshtim më atë çka po ndodh në të vërtetë. Sepse nëse ka kërcënime të sigurisë, ka masa dhe kufizime që organet i dinë i vlerësojnë dhe i vendosin. Por kjo sjellje në publik me burimin e informacione se Serbia po përgaditet në Novi Pazar në pjesën e Sanxhakut, apo në 42 apo 72 qendra të ndryshme për skaj të Kosovës është më shumë për konsum të brendshmëm sesa kërcënime reale për sigurinë në Kosovë. Politika nuk duhet më llomotit shumë, duhet me i lënë njerëzit profesionistë me u kujdes për sigurinë në Kosovë”, ka shtuar Haziri.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika