Në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic e një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të së enjtes.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi– i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.
Daçiq, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.
Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.
Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.
Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.