Kurti për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Jemi në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Ramadani është ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së.

Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për këtë rast.

“Ministria e jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje në mënyrë që të marrin vesh më shumë për shtetasin e Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim atje”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika