Halimi: Situata e vrasjes së policit serb të mos politizohet, i dyshuari ka shkuar ta kalojë kufirin jo për hakmarrje

Në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic e një tjetër është plagosur rëndë rreth orës 00:55 të së enjtes. Për këtë vrasje dhe plagosje janë përmendur emrat si Artan dhe Faton Hajrizi.

Kriminologu Armend Halimi është deklaruar se ky rast duhet të merret me “rezervë” dhe me “dyshime” derisa të konstatohet fundi i kësaj ngjarjeje nga Institucionet e Drejtësisë në Serbi. Sipas tij, është përfshirë vetëm një individ e jo gjithë shoqëria kosovare.

Ibrahimi u deklarua në “Rreth e Rrotull” se është “fakt interesant” dyshimi për përfshirjen e Faton Hajrizit në këtë rast dhe pjesëmarrja e tij është rruga tranzit në perëndim.

“Duhet marrë me rezervë dhe me dyshime derisa të konstatohet epilogu apo fundi, sepse gjithçka mund të jetë inskenim apo keqpërdorim i dokumentacionit. Interesant, nuk e hudhim poshtë informacionet e dhëna zyrtare. Por se si një i dyshuar për vrasjen e ushtarit rus “merr guxim” me lëviz nëpër Serbi, apo edhe të sigurojë një veturë me targa të Serbisë. Thirrjet dhe kërkesat të mos politizohen. Sigurisht nuk u shku me u hakmerr, personi në fjalë territorin në Serbi e ka shfrytëzuar për kalim apo ikje në Evropë. Nuk ka shkuar me motive nacionale, për të luftuar”, deklaroi Ibrahimi.

Ibrahimi u shpreh se Serbia nuk ka asnjë “arsyeje morale të vajtojë” këtë rast dhe se duhet t’ia lënë ta kryejnë punën institucioneve të drejtësisë.

Për “mosvajtimin” e Serbisë, Ibrahimi theksoi se ajo strehon terroristët e sulmit në Banjskë të 24 shtatorit, siç është Milan Radoiçiqi, i cili edhe hapur ka pranuar pjesëmarrjen e tij në sulm.

“Serbia nuk ka asnjë arsyeje morale të vajtojë këtë rast, t’ia lënë punën institucioneve të drejtësisë. E dimë se në Serbi është duke i shërbyer si vendstrehim i kryeterroristëve, që sfiduan integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e saj me një sulm të hapur dhe nuk e qan kokën t’u përgjigjet kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare, t’i merr me përgjegjësi personat kompetentë. Serbisë nuk i takon as në aspektin moral e as bashkëpunim të kërkojë përgjigje nga Kosova. Aq më shumë kur kemi të bëjmë me një individ.  Nuk ka qenë e orkestruar sikurse di Serbia të orkestrojë në veri të vendit”, deklaroi ai.

E për arratisjen e Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekronicës, Halimi deklaroi institucionet e vendit i kanë vlerësuar për fazën e risocializimit, por që arsyeja kryesore pse ai ka ikur nuk dihet akoma.

“Është keqpërdorur mirëbesimi i institucioneve, të cilët kanë vlerësuar në fazat e risocializimit. Mirëpo nuk kuptohet se përse ka rrezikuar, kur është vlerësuar nga Institucionet që është risocializimin e tij. Në rast se arrestohet përsëri, dënimet më të mëdha. Si profil; Faton Hajrizi nuk ka paraqitur ndonjë problem për qytetarët e Kosovës dhe thirrjet e tij kanë qenë; nuk jam I rrezikshëm për askënd si i akuzuar për vrasjen e ushtarit rus. Kjo ka bërë për institucionet e vendit për mosseriozitet për kapjen dhe lokalizimin e tij”, deklaroi ai.

 

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika